Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani, ka reaguar në një intervistë për DurrësLajm ndaj shqetësimit të ngritur ditët e fundit nga pushuesit nga Kosova.
Emiljan Jani tha se pa praninë e operatorëve turistikë dhe të grupeve të interesit, por me praninë e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të drejtorisë së Rruga-ura e specialistëve të prefekturës u vendos devijimi i trafikut për pushuesit që mbërrijnë nga Kosova.
Sipas Janit, autobusët e turistëve nga Kosova duhet të kalojnë nëpër unazën e plazhit dhe të mbërrijnë nëpërmjet rrugëve dytësore të kësaj zone në afërsi të rrugës “Pavarësia”.
Jani pranon se nga ky vendim i marrë prej institucioneve në Durrës përjashtohen autobusët me turistë që vijnë nga vende të tjera në plazhin e Durrësit.
Autobusët me turistë të huaj qarkullojnë pa asnjë problem në rrugën e plazhit, sepse sipas prefektit janë më të pakët në numër, sesa autobusët me kosovarë.Të gjithë pushuesit e mbërritur nga Kosova, por edhe shoferët e tyre nuk kanë qenë në dijeni të këtyre masave që mori pushteti lokal, Ata e konsiderojnë diskriminim bllokimin e rrugës “Pavarësia” në plazh për kalimin e autobusëve që mbërrijnë nga qytetet e Kosovës.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...