Në më pak se një muaj, grupi i prokurorëve për ngjarjen e përgjakshme të 4 tetorit në zonën e bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ka përgatitur një mega dosje ndaj njërit prej të akuzuarve kryesor të kësaj ngjarje, Ervis Martinit.
Shtatë fashikuj me qindra fletë secili iu paraqitën ditën e shtunë gjykatës, së bashku me kërkesën e akuzës për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Martinit nga arrest me afat 30-ditor në arrest me burg pa afat. Përveç akuzës së vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese, ndaj Martinit prokuroria ka ngritur edhe akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, krime këto që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinit si biznesmen.
Sipas prokurorisë, ngjarja në bllok nuk ishte për shkak të një konflikti të çastit, siç ka deklaruar Ervis Martini, por e paramenduar. Këtë version, prokuroria e mbështet në zbardhjen e mesazheve telefonike që Martini ka patur me bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në këtë ngjarje, ku rezulton se Martini u ka thënë shokëve të tij që të vinin tek lokali, madje të merrnin edhe armë me vete. Këto mesazhe janë mundur të zbardhen falë bashkëpunimit me autoritetet izraelite, të cilët kanë ofruar asistencë në hapjen dhe gjetjen e mesazheve në telefonat e bllokuar që u janë sekuestruar të pandehurve.
Nga ana tjetër, Martini, sipas prokurorisë, ka kryer transferta, transaksione dhe kontrata shitblerjeje në disa qindra milionë lekë të reja me burime të pajustifikuara dhe me pagesa “cash”.
Për më shumë se 6 orë, gjykata ka marrë në dorëzim këtë dosje voluminoze, ndërsa avokati i Martinit, pas seancës maratonë dhe të paprecedentë për një masë sigurie, ka deklaruar vetëm datën se kur do të jepet vendimi: “Vendimi do të jepet nesër, në orën 11:30”.
Për shkak të volumit të dosjes dhe fakteve të reja që solli prokuroria, gjyqtari Artan Gjermeni ka kërkuar të marrë më shumë kohë për t’u shprehur me vendim nëse do të pranojë kërkesen e prokurorisë për të ndryshuar masën e sigurisë, apo do të lërë në fuqi masën me afat 30-ditor që skadon në datën 7 nëntor./tch/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...