Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u pyet nëse do ta pranojë rëndimin e masës së sigurisë në rast se Parlamenti i jep dritën jeshile SPAK-ut.
Berisha u përgjigj se pas vendimit të Kuvendit do të pranojë të gjithë procedurën.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha për të marrë përgjigje, nëse parlamenti në seancën plenare në 21 më e mundshmja, ndoshta edhe në Janar, por po marr 21-shin (Dhjetor), vendos që të aprovojë kërkesën e SPAK me shumicë votash dhe SPAK i drejtohet gjykatës, ju do ta njihni vendimin e gjykatës për rëndimin e masës suaj së sigurisë?
Sali Berisha: Unë pas vendimit të parlamentit do pranoj të gjithë procedurën.
Blendi Fevziu: Dakord, nëse thoni që do pranoni çdo lloj procedure…
Sali Berisha: Do ta denoncoj, por do ta pranoj, tjetër problem.
Blendi Fevziu: Denoncimi është e drejta juaj, por do ta pranoni, do ta zbatoni?
Sali Berisha: Pa asnjë diskutim. Në qoftë se këta shkonin në parlament dhe kërkonin autorizimin për një dy tre, unë nuk kisha asnjë… sepse Sali Berisha është personi që ka kërkuar të abrogohet totalisht neni 70 i Kushtetutës për imunitetin, të mos ekzistojë.
Sa i përket prezencës në seancën e 18 dhjetorit në Këshillin për Mandatet, Berisha tha se do e “konsultojë me avokatët”.
Në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Berisha theksoi se po mblidhet si gjykatë me qëllimin që të rëndojë masën e sigurisë ndaj tij.
“Ka shkuar për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm. Nuk bëhet ashtu”, tha ai.
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...