Dy adoleshentë të cilët kishin porositur veshje online, u larguan me vrap në momentin që korrieri ua dorëzoi pakon me vlerë 350 euro. 16-vjeçarët nga Mati u kapën nga policia, por do të procedohen në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre. Ndërkohë që janë sekuestruar veshjet.
Njoftimi i Policisë Mat
Menjëherë pas njoftimit të marrë nga një shtetas (korrier i një subjekti postar privat), se 2 adoleshentë i kishin marrë një pako të porositur prej tyre online dhe ishin larguar me vrap për të mos kryer pagesën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, shtetasit E. K. dhe L. S., të dy të moshës 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Për shkak të moshës, ndaj këtyre 2 shtetasve filloi procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pakoja me veshje, e porositur online./a2cnn
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara