Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, teksa një taksist është vjedhur me dhunë dhe mbajtur peng për disa orë në një lokal. Policia njofton se është marrë peng shtetasi A.V., i cili punonte si taksist, si dhe i janë zhvatur 2000 euro.
Ndërkohë, në pranga kanë rënë përgjegjësi i lokalit, 33-vjeçari Th. B., si dhe shoku i tij, 42-vjeçari E. S. Sipas policisë, këta dy persona, kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh, e kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur peng për disa që të mos tregonte.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në fshatin Katund i Ri, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy kamerierët e lokalit, për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Njoftimi i policisë:
Vjedhin me dhunë, si dhe mbajnë peng për disa orë klientin, policia vë në pranga autorët. Në pranga përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë. Në pranga dhe dy kamerierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas (taksit), i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal në Elbasan dhe aty i kishin vjedhur një shumë eurosh dhe e kishin mbajtur peng për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit: Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij).
Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.
Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, ( kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./bw
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh