Google ADS

Marrëveshja për detin, ministri i Jashtëm grek Kotzias sot në Tiranë, takon Bushatin

10:40 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvillojë sot një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Kryediplomati grek do të takohet me Ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.

Vonesa me dhënien e autorizimit nga Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vienës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz. /Lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme