Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i është përgjigjur publikisht kërkesës së kryetarëve të Bashkisë Fushë-Arrëz dhe Memaliaj për ngritjen e qendrave për pritjen e emigrantëve në kuadër të marrëveshjes me Italinë në bashkitë respektive.
Balla është shprehur se një kërkesë e tillë është e pamundur që të bëhet realitet teksa ka dhënë edhe arsyet pse ka qenë pikërisht Lezha që është përzgjedhur për pritjen e emigrantëve.
“Dua të sqaroj diçka tjetër që mendoj se është e rëndësishme, si ministër i Brendshëm kam marrë kërkesë nga 2 kryetarë bashkish, të cilët gjej rastin t’i falenderoj, kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz dhe kryetari i Bashkisë Memaliaj, të cilët janë vetëofruar që në bashkitë e tyre respektive të ngrihet një qendër e ngjashme pritje, siç do ju përgjigjemi zyrtarisht, por po e them dhe këtu: Është e pamundur që ne të ja realizojmë këtë kërkesë dy kryetarëve të bashkive sepse arsyeja pse është përzgjedhur Lezha, ka të bëjë me pozicionin gjeografik, momenti i parë është mbërritja në port. Ne në port do të kemi një strukturë tek e cila do të bëhet dhe identifikimi, pra çdo shtetas i huaj, përmes kësaj marrëveshje e cila do të mbërrijë në Shqipëri në qendrën e parë, atë të portit të Shëngjinit, ku do të bëhet dhe identifikimi, po ashtu është përzgjedhur dhe një distancë e shkurtër sepse bëhet fjalë për shpenzime të mëdha.”, tha Balla./tvklan.al
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...