Dje në Shkup, është nënshkruar Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maedoni.
Dy vendet do të hapin perspektiva të reja për raportet dhe bashkëpunimin mes dy shteteve, kështu dje konstatuan ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministres e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në takimin që u mbajt pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga ana e kryeministrave të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Siç kumtoi MPJ-ja, ministrat kanë ndarë edhe kënaqësinë që Qeverisë e dy shteteve në praktikë kanë treguar se kanë kapacitet që në mënyrë të pavarur t’i zgjidhin çështjet e hapura, si dhe vizionin për të ardhme të përbashkët evropiane dhe euroatlantike, shembull që hap perspektiva të reja për Rajon stabil dhe të integruar, njofton AIM.
Ministrja Zaharieva ka shprehur mirënjohje deri te Dimitrovi dhe kryeministri Zaev si dhe deri te ekipet që kanë punuar në Marrëveshje, me ç’rast theksoi: “Unë besoj fuqishëm se nëse fqinjët tuaj nuk janë mirë, nuk do të jesh as ti mirë. Marrëveshja është hap i parë për gjërat që duhet t’i ndërtojmë së bashku, efekti nga kjo marrëveshje tani do të matet”.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen