Nga Samiti i Londrës ku po merr pjesë, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se marrëveshja e detit me Greqinë ka hasur në rezistencë politike nga Tirana dhe Athina.
Edhe pse nuk jep një datë të saktë për përfundimin e negociatave, Bushati tha se takimi mes Ramës dhe Tsipras në Londër do të përcaktojë linjat e këtij procesi.
Marrëveshja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë ka hasur në rezistencën politike mes dy vendeve. Nga Londra Ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është shprehur se pavarësisht qëndrimeve të disa segmenteve politike vijonë bisedimet për një marrëveshje të drejtë.
Bushati: Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri, qoftë në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe me vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete.
Duke ju referuar takimit mes Ramës dhe Tsipras të cilët marrin pjesë në Samitin e Londres, Bushati tha se kjo është një mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.
Bushati: Takimi mes kryeministrave Rama e Tsipras, do të jetë një mundësi e artë jo vetëm për të shqyrtuar progresin e bërë nga ministrat e Jashtëm dhe ekipet respektive teknike, por edhe për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Londër ku merr pjesë në Samitin e Londrës në vijim të procesit të Berlinit. Takimi i radhës është vendosur të mbahet në Varshavë të Polonisë në 2019./Oranews
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...