Gazetari Blendi Fevziu thotë se Shqipëria nuk ka pasur raporte me Iranin, por situata ndryshoi pas ardhjes së muxhahedinëve në vendin tonë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Fevziu u shpreh se pavarësisht vendimit të qeverisë shqiptare për largimin e stafik diplomatik, muxhahedinët nuk duhet të largohen.
“Raportet e Shqipërisë me Iranin kanë qenë zero. Nuk kemi pasur asnjë lloj raporti. Muxhahedinët erdhën kryesisht në Shqipëri, ku ka një aktivitet të vazhdueshëm politik kundër Iranit. Këtu ka nisur konflikti i Shqipërisë me Iranin. Irani nuk ka guxuar të ndërmarrë atentate ose akte terroriste ndaj vendeve anëtare të NATO-s.
Ne nuk mund t’i largojmë muxhahedinët sepse ne kemi vendosur t’i pranojmë dhe t’i marrim në Shqipëri. Është një vendim solidariteti dhe në një raport parteriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur je në NATO, ke disa detyrime, natyrisht, aktiviteti i tyre duhet kontrolluar”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit. /euronews.al
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...