Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kandidatët për deputetë të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit. Në takim ishin edhe kandidatët fitues edhe ata që nuk mundën të sigurojnë një mandat.
Burime nga takimi bëjnë deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku ka kërkuar në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura që të nisin protestat popullore. Kjo është mbështetur edhe nga kolegu i tij Agron Gjekmarkaj.
“Protestat mbeten alternative. Do të luftojmë kudo, në rrugë, në Parlament. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyes të Edi Ramës. Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por do të jemi në Parlament”, – është shprehur Marku.
Basha nuk është distancuar nga ky skenar, por nuk ka dhënë një vendim përfundimtar se çdo të ndodhë. Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht duhet të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm, duke nënkuptuar hyrjen në parlament apo edhe çështjen e kryetarit.
“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” – ka thënë Basha.
Mbledhja në selinë blu ka zgjatur më shumë se një orë. Ky takim ishte orientues, ku Basha i ka udhëzuar demokratët se si duhet të vijojnë betejën politike. Basha mësohet se u është drejtuar kandidatëve me fjalët se lufta do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare.
“Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.
Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!” – mësohet të ketë thënë Basha./lapsi/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...