Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka paralajmëruar që partia e tij nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Mark Markut, paratë që u janë vjedhur qytetarëve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.
Në këtë mënyrë, Mark Marku shkon në linjë me kryetarin e Partisë Demokratike që ditën e sotme deklaroi, kur numërimi i votave pothuajse kishte përfunduar, se fuqia e popullit nuk dha rezultat përballë regjimit në fuqi, duke shtuar se ai nuk heq dorë nga kjo luftë kundër këtij regjimi.
Më tej, Marku u shpreh i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.
Postimi:
Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës.
Të dashur vellezër dhe motra.
Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.
Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.
Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur deshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri.
Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.
Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.
Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.
Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.
Miqësisht, Mark Marku.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore