Një ekip i angazhuar nga ministria e Kulturës po monitoron situatën e objekteve kulturore në të gjithë vendin pas tërmetit të së shtunës. Në një dalje publike, ministrja Margariti tha se nuk ka problematika me objektet kulturore në Tiranë, madje as me Teatrin Kombëtar. Por dëme sipas ministres ka në Manastirin e Ardenicës në Fier e situata po ndiqet nga afër.
“Vazhduam inspektimin edhe në TKOB megjithëse është një kantier, por ishim të shqetësuar për gjithë mbarëvajtjen e skeleterisë në të. Fatmirësisht as atje nuk kemi asnjë lloj problematike, e cila mund të sjellë shqetësime tek artistët dhe tek vetë peronat që po ndjekin kantierin. Po marrim masat për çmonimin e parapetit në Fakultetin e Gjeologjisë dhe pastrimin e të gjithë zonës nga mbetjet e shkaktuara nga rrëzimi i këtij parapeti.
Raportimet na vijnë në kohë reale dhe në muze dhe në institucione nuk kemi dëme dhe sidomos nuk kemi dëme në objektet e ekspozuara. Zonat më të prekura janë ato të Durrësit dhe Tiranës siç e dimë. Kemi disa konstatime të vogla në zonën e Fierit. Ajo që paraqet më problematikë është Manastiri i Ardenicës për të cilën kemi ngritur grupin e posatshëm me drejtorinë rajonale për të ndërtuar projektin për t’i paraprirë dëmeve të tjera që mund të ketë në vijim”, tha Margariti./ABC News Albania 24/7
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...