Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar medaljen e vendit të parë të Maratonës së Tiranës në kategorinë 42 km për femra, atletes Luiza Gega.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për kryeqytetin, ndërsa shtoi se shumë prej të huajve që kanë ardhur në Tiranë për maratonën kanë një motiv më shumë për t’u rikthyer vitin tjetër dhe për të investuar në kryeqytet.
“Kemi pasur këtë vit një shans të jashtëzakonshëm. Bashkia e Tiranës ka qenë drejtuesja e gjithë bashkive të Ballkanit, B40. Vitin tjetër Tirana do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shumë prej atyre të huajve që kanë ardhur sot, kanë një justifikim të vijnë prapë, me familjet, të blejnë ndonjë apartament, të fillojnë të investojnë në Shqipëri. Sepse unë besoj që sa më shumë të zhvillohet Tirana, aq më shumë ngrihet gjithë Shqipëria dhe ecet përpara. Pashë shumë atletë që kishin kauzën e autizmit. Një qytet i mirë është një qytet që i shërben të gjithëve dhe i ndihmon të gjithë. Kjo është Tirana jonë dhe ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithëve. Kam një falenderim të veçantë për të gjithë ata që ndoshta nuk ishin vullnetare, atletë, por të gjithë ata qytetarë që pas 8 vitesh e kanë bërë Tiranën një super model. Fakti që u ngarkua trafiku, dhe nuk u pengua gara do të thotë që niveli i qytetarisë në Tiranë është si në çdo vend tjetër të Europës”, tha kryebashkiaku.
Ai u ndal edhe te nisma e veçantë e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një qendër ekslence për fëmijët e spektrit autik. Veliaj theksoi se në këtë mënyrë, Bashkia ndihmon më të dobëtit e shoqërisë, që të kenë një shans të barabartë me të tjerët.
“Ne do të kemi një kauzë të jashtëzakonshme për fëmijët që janë të spektrit autik. Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe. Në momentin që Bashkia krijon një qendër ekslence siç është bërë piramida, unë besoj se aty pastaj bëjmë diçka që ia vlen dhe ndihmon ndoshta më të dobëtit e shoqërisë tonë”, u shpreh Veliaj.
Në fund të ceremonisë, një falenderim kreu i bashkisë e pati edhe për efektivët e policisë bashkiake dhe asaj të Shtetit, si dhe punonjësit e pastrimit që janë kujdesur për qytetin sot në këtë ditë pushimi./rtsh.al/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek