Më shumë se 4500 garues janë regjistruar për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të maratonës së Tiranës, që zhvillohet më 20 tetor.
Përmes një postimi në rrjete sociale kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se pjesëmarrësit do të vijnë nga mbi 50 vende të botës.
“Edhe 4 ditë na ndajnë nga aktiviteti më i madh sportiv i vitit, “Maratona e Tiranës 2024”, edicioni VIII. Më shume së 4500 garues të regjistruar, nga të cilët mbi 900 të huaj, nga më shumë se 50 vende të botës, priten të garojnë në datë 20 tetor, në 4 kategori: We too 5 km; 10 km; 21 km; 42 km”, tha Veliaj.
Veliaj ka publikuar edhe itinerarin që do të përshkojë maratona duke kaluar nëpër pikat më tërheqëse të Tiranës.
Kujtojmë se maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too” dhe për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme./atsh
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...