Google ADS

Maqedonia e Veriut, nga 1 janari për 10% do të rriten pagat në arsim

11:24 | 27 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Mbi 32 mijë punëtorë në arsim dhe shkencë nga një janari do të marrin paga më të larta për 10%.

Marrëveshjet për rritje prej 10% u nënshkruan sot në qeveri mes Sindikatës për Arsim, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paga më të mëdha do të marrin rreth 20 mijë të punësuar në shkollat fillore, 8 mijë në të e mesmen, 4.500 në arsimin e lartë dhe 220 të punësuar në institucionet shkencore.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Adem me këtë veprim po përmirësohet statusi material i të punësuarve në arsim.

Nga SASHK shprehen të kënaqur nga rritja e pagave duke thënë se ajo çfarë mbetet në periudhën e ardhshme është nënshkrimi i marrëveshjet kolektive për arsim të lartë, ndryshime të marrëveshjeve kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, kthimin e regresit të pushimit vjetor, kthimit të shtesave për transportimin e arsimtarëve që shkojnë në punë në mjediset rurale dhe puna jashtë orarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme