Hapja e kufirit me Maqedoninë e Veriut ka sjelle edhe lëvizjet e para të udhëtarëve në pikëkalimin e Qafthanës.
Edhe pse dita e parë e hapjes së kufirit, nuk është shënuar një fluks i lartë i lëvizjeve si një hyrje edhe në dalje por udhëtarët nga të dy vendet nuk kanë munguar ndërsa të vetmet masa që duhet të përmbushin janë pajisja me maska dhe doreza.
Kalimi i kufirit pas 4 muajsh në normalitet të plotë në drejtim të Maqedonisë së Veriut bëhet kryesisht për punë pushime apo pazare ushqimore ndërsa nga ana tjetër ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut preferojnë bregdetin dhe qytetet e Shqipërisë për të pushuar.
Përveç pikës së kalimit kufitar të Qafthanës janë hapur edhe dy pikat e tjera kufitare me Maqedoninë e Veriut Tushemishti e Gorica./TCH
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...