Këshilli i Evropës ka vendosur t’i hap negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Gjatë takimit, që u mbajt përmes një video-konference për shkak të pandemisë së Covid-19, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, e mbështetën unanimisht propozimin përmes një procedure të shkruar.
“Këshilli i Evropës përfundimisht arriti të jep përgjigje për pritjet e vendve të Ballkanit Perëndimor dhe qytetarëve të tyre, që kanë pritur kaq gjatë që diçka pozitive të ndodhë. Ky akt tani është shumë domethënës. Jo sepse u dëshpëruam nga vendimi i Këshillit në tetor, por pasi Evropa dhe bota tani janë në një moment të padëshirueshëm. Drita e gjelbër për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tregon se Evropa mund të merr vendime edhe në kohë krizash”, thotë anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij i cili është raportues për Maqedoninë e Veriut, BE nuk ka mundur ta lë vetëm rajonin në këtë moment krize.
“Së bashku me disa kolegë të Parlamentit Evropian, kemi kërkuar nga Komisioni Evropian të propozojë masa efektive për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në luftën e tyre ndaj coronavirusit. Jam i kënaqur që kjo çështje është diskutuar edhe në takimin e Këshillit, si nevojë urgjente për nevojat e rajonit”, thotë Ilhan Kyuchyuk.
Për vendimin pozitiv të Këshillit të Evropës ka njoftuar edhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhalyi.
“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, ka shkruar Varhelyi.
Ndërsa, ka reaguar edhe ministri gjerman për Punë të Jashtme dhe Evropë, Michaell Roth.
Ai shkruan se ky vendim është “win-win” për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?