Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se çështja e incineratorëve në Shqipëri është një skemë mafioze që nuk mund të mbyllet duke bërë “kurban” Lefter Kokën.
Ai është shprehur se prej 2014 ende nuk ka një përgjigje sesi kaluam nga skema e riciklimit të mbetjeve te incenerimi, skema më e shtrenjtë në botë për trajtimin e mbetjeve.
“Në vend që të merremi me thelbin e gjësë, të kërkojmë hesap ku shkojnë taksat, rrime dhe merremi: Mirë ja bënë qenit! Drejtësia popullore në kohën e komunizmit. Unë nuk marr në mbrojtje askënd. Por opinioni duhet të kupojë pse dhe kush e mori vendimin për të kaluar nga skema me riciklim i mbetjeve te skema me incinerim. Kjo është skemë mafioze. Skema me incinerim është më e shtrenjta në botë. Deri në 2013 nuk e kishim këtë skemë, kishim rënë dakord me BE dhe me asistencën e qeverisë gjermane kishim ndërtuar një strategji që do nxisnim riciklimin për të ulur sasinë e mbetjeve që depozitohet në landfille.
Strategjia u shumëzua me zero dhe në 2014 filloi të flitet për incinerim. Pse refuzojnë bashkitë ti çojnë mbetjet? Se kushtojnë shtrenjtë. Kujt ja mban fundshpina që të marrë atë vendim? Jo me publikun por as me bashkitë nuk qenka konsultuar kjo skemë. Shiheni sa është pisllëku në këtë gjë. Është marrë një kredi nga BB që në pesë vite duhet të shlyhej tarifa e pambledhur e mbetjeve por që do shkonte për incineratorët. E di publiku atë? E dini sa është vlera e asaj kredie? Nuk mbroj unë 3 mln euro që përflitet si bakshish. Së treti pse tre incineratorë?”
Në 5 vite koncesionet për inceneratorët i kanë kushtuar 123 mld lekë buxhetit të shtetit.
“Të paguara deri tani, për vitet e ardhshme duhet të jenë dhe tre herë aq, para të paguara. Historia e ka marrë drejtimin dhe ato para do të paguhen”.
Pse tre incineratorë në Shqipëri kur Ballkani nuk ka asnjë?
“Mos vallë duam të djegim mbetjet e Ballkanit. Frankfurti ka 5 mln banorë, ka një incinerator dhe nuk e mban dot me mbetje gjithë vitin. Pse tre Shqipëria? Kjo pyetje i duhet bërë qeverisë dhe këtë llogari duhet të japë Kryeministri.Në vend që të merren më këtë, publiku thotë çja bënë mirë atij”.
Manjani është tejet kritik edhe me garën që ka nisur në radhët e opozitës për marrjen e meritave lidhur me denoncimin e aferës.
“Gara e politikanëve për të dalë në televizor dhe për të thënë a ju thashë unë, a ju thamë ne, se ne jemi më të mirë sasa këta. Asnjëri, njëri me legen se tjetri sa për dijeni. Përgjigjet e këtyre pyetjeve varen nga të gjithë këta legena që bëjnë garë sot kush e kush të hedhë baltë më shumë. Skemën e Ardit Gjoklajt nuk e bëri Erion Veliaj por e gjeti të gatshme nga Lulzim Basha. Pronari i asaj skeme vetëm ndërroi pronësi, kaloi te çuni i xhajës. Ai zotëria duhet të japë llogari (Basha).
Nëse duhet të japë llogari pasardhësi i tij Erion Veliaj, që është për të dhënë llogari, në radhë të parë duhet të japë llogari Basha se është skemë e Bashës ajo. Ky që sillet si bandit, kokrra e banditit paska qenë, na ka zhgënjyer.Kjo nuk shkon. Ashtu siç nuk i shkon LSI të miklojnë njeriun e tyre, kolegun e tyre. Nuk shkon. Nuk kam asnjë problem të them që në diskursin publik Edi Rama ka të drejtë. Është qëndrim individual dhe Lefter Koka ka mbrojtjen e tij individuale, mbrojtjen e tij individuale të mbrohet pa asnjë diskutim. Opozita i ka ngritur ndonjëherë këto çështje? Me përjashtim të shoqatave të mjedisit, respekt për ato. Heshtje si nga pozita dhe opozita, këtu duhet kërkuar korrupsioni”.
Juristi vlerëson se nuk ka seriozitet në hetimin e kësaj çështje pasi njeriu kyç i kësaj histori është në arrati.
“Nuk shoh seriozitet në këtë çështje. Unë do merrja njeriun që i lidh të gjitha ngjarjet, Mirel Mertirin. Këtu fillon hetimi. Me çfarë lekësh hyri në biznes, ku i mori, sa kontrata ka lidhur me shtetin shqiptar, sa ka përfituar, sa investime ka bërë? Për këtë është bërë SPAK, jo për show.
Ku është njeriu themelor që lidh politikën me investimet? Është aferë që ka prekur thellësisht buxhetin e shtetit, nga dëmet më të mëdha. Këtij zotërisë i duhen dhënë të gjitha garancitë që pasuria jote nuk do të preket në këmbim të zbërthimit të skemës. Në këmbim të drejtësisë bëhen këto gjëra”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...