‘Kultivuesit dhe trafikanët e drogës nuk do të ndalohen pasi policia po merret me trafikantët brenda vetes’ kështu shprehet ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani teksa vijon akuzat ndaj Policisë së Shtetit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale ai thotë se ende nuk është pastruar policia në zonat ku janë plantacionet më të mëdha me kanabis.
‘”Vlora, Gjirokastra, Saranda por edhe Berati e Durresi janë zona ku luhet hashashi sheshit. Boshatisja e policisë së Lezhës nuk mund të jetë as krenari e as alibi për të fshehur kërdinë e drogës në qendrat e tjera! Sa i takon policisë në zgjedhje, ajo ska rol dhe smund të se do sillet mirë! Që pas vitit 2001 roli ligjor i policisë në zgjedhje është i reduktuar. Nuk dua të besoj se “gjuha ju shkon aty ku dhemb dhëmbi”, por që ta besoj duhet te shoh të shkarkuar ato policë që haptazi bëjnë fushatë për partinë e Kryeministrit’ përfundon deklarata e ish-Ministrit Manjani në facebook.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...