Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se këtë vit, ende nuk është kapur një gram farë hashashi. Në një reagim në Twitter, Manjani deklaron se koalicioni me hashashin është i mbyllur! Ende nuk dihet se çfarë nënkuptohet me “koalicioni është mbyllur”.
“Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”,-shprehet Manjani.
Ish-ministri i LSI ka bërë jo pak herë kritika të forta ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrit Edi Rama, për rendin dhe sigurinë në vend.
Pas grabitjes së makinave të bankës ditën e enjte, Manjani u shpreh se: “Policët dhe armët duhen për të mbrojtur jetën,pronën dhe paratë e njerëzve. Nëse nuk përdoren për këto, për çfarë tjetër?! Për politikë?!”.
Kritika e tij për mbjelljen masive të hashashit dhe thirrjet për futjen e ushtrisë kundër kanabisit sollën dhe përplasjen e hapur me Kryeminisrin Edi Rama. Kjo ishte dhe arsyeja që vet Manjani përmendi në fjalimin pas shkarkimit si motivin kryesor të përplasjes mes tij dhe Edi Ramës.
Në qëndrimet e mëparshme, ish-ministri nuk ka pranuar të komentojë direkt të ardhmen e koalicionin me PS dhe LSI. Manjani ka deklaruar se do të jenë strukturat e LSI-së ato që do të marrin vendimin për koalicioni.
Por në komentin e sotëm në Twitter, Manjani lë të kuptohet se nuk do të këtë koalicion. Pas largimit nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë, Manjani mban postin e anëtarit të Kryesisë së LSI-së.
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...