Manjani: Reforma në drejtësi s’është punë Ambasadorësh

23:28 | 22 Maj 2019
Trina Galanxhi

Pas Gjykatës Kushtetuese, prej ditës së sotme nuk kemi as Gjykatë të Lartë. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se nuk është aspak i suprizuar nga shkarkimi i sotëm i gjyqtarit Edmond Islamaj.

Manjani: Për mua asnjë surprizë, kam tre vjet që e paralajmëroj këtë ditë. Për fat të keq do të jetë edhe më keq. Është një përrua psiqik idiot që e ka kapluar këtë mjedis kuazishtetëror se nuk është më. Është një maskaradë e projektuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Ruaj të njëjtin opinion se nuk ishte kjo reforma në drejtësi që i duhej dhe i duhet publikut shqiptar.Kjo reformë nuk ndryshon asgjë në jetën e tyre, në procedurat e gjykimit, nuk ua bën jetën më të mirë atyre që përdorin gjykatën. Përkundrazi ka pasur elementë përkeqësimi, sidmos në këtë periudhë tranzitore.

Në kushtet kur Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë, Manjani në Rtv Ora thotë se nuk do të ketë më gjyqe, as vendimet e procedurës që janë vendime me afat. Kjo sipas tij është kastrofë.

Kritikat e presidentit Ilir Meta ndaj misionit të Euralius dhe reformës në drejtësi, Manjani i sheh të vonuara.

Manjani: Presidenti dhe të gjithë të tjerët janë të vonuar në këtë konstatim. Ajo që ka bërë politika shqiptare është një reformë “kurset e plepave bis”.Pse e thotë sot Presidenti është problemi i tij. Duhet ta thoshte tre vite më parë se ka pasur shumë më shumë në dorë se sot.

Por ndërsa ndërkombëtarët e shohin një sukses reformën, Manjani thotë se kjo nuk është punë ambasadorësh.

Manjani: Kjo nuk është punë Ambasadorësh, nuk ka qenë kurrë.Ambasadorët në këtë çështje janë idiotë, janë injorantë, nuk kuptojnë asgjë.Nuk vinë nga bota e jurispruidencës por nga shkollat e diplomacisë ku mësohet gënjeshtra.Shtetet dhe organizatata që ata përfaqësojnë ka vite që Shqipërinë nuk e kanë në refene. Sa për Shqipërinë mirë janë këto punë. Në disa agjenci donatore reforma në drejtësi e Shqipërisë figuron thjesht si një zë finance.Kaq është kjo punë, banale fare. Reforma në drejtësi nuk është cilësisht e duhura. Zhgënjimi do të jetë edhe më i madh.

Po cila është zgjidhja dhe kur mund të kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale?

Manjani: Në sekondën që kthehet parlamenti pluralist dhe lejohen KLGJ dhe KLP me apo pa vetting, se kjo është një histori e çmendur.Janë duke shkuar të gjithë në Strasburg, do tu kërcasë dhe vettigu këtyre. Mund të bëjnë kompromis politikanët por kurrë bota e jurisprudencës. Për mua ka një rrugë të shpejtë, fillon nga parlamenti pluralist. Parlamenti urgjent duhet të plotësojë kuadrin legjislativ të ndërtuar qëllimisht keq. Këtu ka përgjegjësi dhe LSI. Pas konsensusit të 2016, LSI nbuk duhet të jepte konsensus për të dëmtuar reformën në drejtësi, janë ligjet e pas-Kushtetutës që kanë krijuar këto poshtërsira, maskarallëqe që nuk i shërbejnë askujt përveçse një njeriu që qeveris/ ora-news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme