Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në “Tempora” ka ngritur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, lidhur me aktin normative. Ai u shpreh se nuk ishte nevoja për një akt normativ, për situatën. Sipas tij, janë ligje në fuqi që mu Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në “Tempora” ka ngritur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, lidhur me aktin normative. Ai u shpreh se nuk ishte nevoja për një akt normativ, për situatën. Sipas tij, janë ligje në fuqi që mund të përdoren për të menaxhuar situatën. Rama, sipas Manjanit, po bën politikë me situatën.
Ylli Manjani: Unë jut thash se është një ligj për sëmundjet. Nuk përmendet fare që institucionet përgjegjëse duhet të funksionojnë sipas ligjit. Maja e piramidës është Ministria e Shëndetësisë. Ai që bën politikë dhe në këto ditë të vështira është Kryeministri. Kjo është e vërteta e shkruar në ligjet e këtij shteti. Aktet normative nuk bazohen në Kushtetutë. Aktet normative nxirren në situatë emergjence dhe nevoje.
A kishte nevojë shteti shqiptar për akt normativ? Jo, sepse e kemi dhe ligjin. Dhe ligji i parashikon dhe sanksionet. E vendosin specialistët dhe jo politikanët. Askush nuk e di pasojën! Për sa kohë që kemi një njeri të vetëm që përgjigjet për gjithçka. Bën çdo gjë, bën shtëpiakun nga Surreli, bën zëdhënësin, bën kryetarine OSBE. I bën të gjitha. Kjo është një situatë që nuk duhet të ishte kështu. Jemi vend anëtar i NATO-s, në këtë histori vendo një njeri dhe nuk vendosin ligjet apo kushtetuta e vendit.
Unë nuk jam për të mos marrë masa. Ato që thonë mjekët dhe ISHP, unë jam qytetari i parë që i zbatoj këto. Ata ndjekin protokolle standarde që ndjekin ata. Nuk kishte nevojë për akte normative, ose mund të shkonim në një akt normativ kur të shpallej emergjenca kombëtare. Siç bën homologët e tij në vendet e tjera. Shqiptarët nuk janë kafshë as dele. Janë njerëz të vetëdijshëm dhe të bindur. Qëkur plasi në Itali njerëzit filluan të marrin masa mbrojtëse, pa qenë nevoja ti kërcënosh me gjoba. Duke bërë politikë të ndyrë.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...