Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë duke folur në emisionin “Open” në TCH, deklaroi se paketa antishpifje do të mbetet vetëm virtuale, pasi kryeministri nuk i ka votat për ta miratuar atë.
“Kjo paketë është ende virtuale. E vetmja gjë ekzekutive sot është urdhri i AKEP për portalet. Për mendimin tim këtë duhet ta bënte më mirë Drejtoria e Tatimeve. Shpifjen do ta pranoja, por fyerjen jo. Nëpërmjet shpifjes dalin edhe disa të vërteta. Edi Rama është model politik në këtë pjesë, medias i duhet shumë pasi ai bën shoë. Ai në këtë rast e ka me ta gjithë. Sulmi ndaj gazetarëve është pak më i ashpër, por është virtual, pasi falë kushtetutës nuk i ka votat për ta kriminalizuar shpifjen”, u shpreh Manjani.
Ndërsa gazetari Çim Peka tha se Rama e ka të pamundur të mbyllë portalet. “E ka të pamundur të kontrollojë të kontrollojë portalet. Edi Rama nuk izolon dot më skandalet dhe për këtë arsye po e bën këtë sulm”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...