Google ADS

Manjani: Nëse nuk marrim në dorë fatet tona, Evropa do jetë shumë vite larg!

11:11 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Për ish- ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani vendi ynë do jetë në Evropë, vetëm kur shqiptarët të vendosin se duan vërtet.

Sipas tij nëse rinia largohet nga vendi, nëse familjet aplikojnë gjithnjë e më tepër për tu larguar drejt Amerikës, Evropa është larg

“E hidhur..

Vetëm kur të vendosim ne Shqiptarët ta duam Shqipërinë, do jemi në Europë!

Nuk ka asnjë dyshim që dashuria për vendin mungon! E quajmë poezi këtë gjë prandaj dhe se vlerësojmë..

Por e thënë më shkoqur:

Nëse rinia sheh të ardhmen e saj jashtë vendit;

Nëse familjarë aplikojnë masivisht (të parët në çdo statistikë) për green card apo për azil

Nëse ata që mbesin në vend presin të hanë nga djersa e emigrantëve apo lëmosha e qeverisë;

Nëse votimet janë formalitet sepse fiton gjithnjë parrelliu dhe i forti;

Nëse politika zhytet përditë në skandale, krim e korrupsion dhe populli nuk reagon”, shkruan Manjani.

Ai shkruan se nëse shqiptarët nuk marrin në dorë fatin e tyre, jo nëj vite, por Evropa do jetë shumë vite larg.

“Nëse të gjithë i japim mend njëri-tjetrit në FB dhe vendin e lëmë në dorë të atyre që e shesin për një mos deklarim publik të së keqes;

Natyrisht s’ka Europë! Sot jo e jo, por as sot një vit! E as sot e shumë vite në vijim!

Vetëm dashuria për vendin mund të na bënte Europianë!

Dashuria për Europën me urrejtje ndaj vendit, minimumi na lë këtu ku jemi!

Dhe këtu ku jemi na njohin për: emigrantë; trafikantë; kriminelë e të korruptuar!

Pa aftësia për të ndërruar politikanët që qeverisin sipas qejfit të tyre na ngarkon të gjithëve ne me faj!

Asnjë popull tjetër ne Ballkan e Europë nuk e ka këtë defekt!

E hidhur sa më s’ka! Por kjo është e vërteta jonë!”, përfundon Manjani./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme