Google ADS

Manjani: Jam i bindur që negociatat do të hapen

23:08 | 17 Shtator 2019
L G

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh i bindur se negociatat do të hapen me apo pa kushte.

Por nga ana tjetër, Manjani tha se asgjë nuk do të ndryshojë me çeljen e tyre.

Ylli Manjani: Unë jam i bindur se ato negociata do të çelen. Me apo pa kushte ato negociata do të çelen. Puna është që asgjë nuk do të ndryshojë pas çeljes së negociatave, sepse njëri krah para se të shkojë tek data 18 tetor do festojë njëherë datën 16 tetor ditëlindjen e shokut Enver. Pala tjetër do shajë palën tjetër dhe do të vazhdojë kështu kjo histori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme