Ish-deputeti i PD-së Arben Imami ka mbetur i pakënaqur nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme, teksa janë diskutuar propozimet për ndryshimet statutore.
Në përfundim të kësaj mbledhje, në një prononcim për mediat, Imami thotë se në propozimet që janë paraqitur për ndryshime statusore, nuk janë paraqitur disa rregullime të rëndësishme që duhet të ishin bërë.
“Ndryshimet e paraqitura nga unë më herët, nuk ishin pasqyruar në këtë projekt-statut, kjo pasi nuk janë trajtuar çështjet thelbësore të organizimit të Partisë Demokratike. Unë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit, pasi humb zgjedhjet, si dhe ngritjen e një bordi për administrimin e financave të Partisë. Kjo e fundit është mjaft e rëndësishme, pasi të gjithë duhet të dinë se si dhe pse përdoren paratë e Partisë”, u shpreh Imami.
Ish-deputeti i PD-së dhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të kreut të kësaj partie, Lulzim Bashës, ai thotë se duhej të ishte një propozim i qartë se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast se humb zgjedhjet.
Sipas Imamit, në kryesi nuk ka ardhur një propozim i tillë, ndërsa ai ka kërkuar që të ketë një saktësim më të qartë lidhur me këtë pikë.
“Ky është problemi, pasi vetë kryetari nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e mandatit. Unë personalisht nuk jam për zgjedhje çdo dy vite, por mendoj se në rast problemesh politike, mund të kërkohet votëbesim më në çdo periudhë, ashtu siç është përshkruar në mënyrë mjaft të saktë nga drafti Harxhi-Kulluri”, tha Arben Imami.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...