Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nisi vitin 2018 me shqyrtimin e një çështjeje shumë të rëndësishme
Ky komision mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, me arsyetimin se kanë mashtruar në plotësimin e formularit të dekriminalizimit.
Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica ishte i pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, por zgjodhi të përfaqësohej në diskutim nga avokati Ardian Visha.
Nga ana tjetër, deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi vendosi të mos paraqitet në mbledhjen e KQZ-së dhe të përfaqësohet nga avokati Theodhori Sollaku.
Pasi u shqyrtuan çështjet, KQZ-ja vendosi të kërkojë informacione shtesë nga Prokuroria, brenda datës 05 Janar 2018, kur ky komision do të mblidhet sërish. Vetëm pasi të shqyrtohet materiali shtesë, KQZ-ja do të mund të dalë në një vendim përfundimar, mbi të ardhmen e mandatit të 2 deputetëve, shkruan top channel.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të njëjtin vendim edhe për 2 ish deputetët e PD-së, Omeer Mamo dhe Mhill Fufi.
Në shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, drejtuar më herët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thuhet se shenjat e gishtërinjve të deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi provuan se në vitin 1998 kur jetonte ne Itali, përdorte emrin Skënder Ejylbegaj.
Më 3 nëntor të atij viti është raportuar ne Itali për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur. Emrin Skënder Ejylbegaj, regjistruar në një vit tjetër lindjeje, Aqif Rakipi e përdorte që prej vitit 1996.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe deputeti Gledion Rehovica. Shenjat e gishtërinjve treguan se ai është raportuar po në Itali më 24 shkurt 1999 për veprën penale “Vjedhje dyqani”, por me emrin Kusta Mina. Edhe deputeti i LSI-së ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Prokuroria argumenton se, fakti që në formular nuk është pasqyruar asnjë e dhënë në lidhje me ndalimet dhe hetimet përkatëse në shtetin italian, si dhe me identitet të rremë, më të cilët dyshohen se kanë konsumuar veprat penale: përkatësisht Aqif Rakipi të marrjes së mallrave të vjedhur dhe Gledion Rehovica të “vjedhjes së një dyqani” , bën që subjektet të përfshihen në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë./Top Channel
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...