Google ADS

Manastirliu: Vaksinohuni, tetori muaj i hapur për të gjithë

12:27 | 2 Tetor 2021
A. B.

Ministra e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu sot ka dhënë detaje në lidhje me menaxhimin e situatës pandemike në vend.

Manastirliu përmes një video në ‘facebook’ është shprehur se gjatë situatës pandemike janë hartuar disa plane punë dhe ai tek i cili është e fokusuar tashmë qeveria është fushata e vaksinimit.

Sipas ministres vaksinimi është arma e vetme që kemi në dorë për të luftuar pandeminë. Ajo ka theksuar se fushata e vaksinimit masiv do të vijojë dhe përgjatë muajit tetor, si një mundësi për të pasur sa më shumë qytetarë të mbrojtur.

“Çdo dokument që prodhohet dhe sidomos në situatë emergjencë që ne jemi prej muajsh po jetojmë është një dokument fleksibël që përshtatet në kohë me ndryshimet dhe evidencat shkencore dhe situata që krijohen në bazë të skenarëve dhe për eksperiencat që ne kemi në të ardhmen. Ky është një plan dinamik dhe i hapur për të ndryshuar dhe për tu zhvilluar në këto baza. Janë 5 dokumente të hartuar, plani i veprimit, strategjia e rihapjes që u mbyll në maj të 2020, plani për përballjen me vjedhtë-dimër 2020-2021, më pas me atë të vaksinimit dhe në planin e fundit.

Vaksinimi që është në fokus ku një prej mjekëve më në zë i CDC thotë se gjeja më e rëndësishme është që të vaksinojmë ato që nuk janë vaksinuar, të paktën ne që punojmë në sektorin e shëndetësisë e kemi të qartë se arma e vetme është vaksinimi, dhe të vaksinosh të pavaksinuarit kjo është sfida jonë.

Brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne kemi për qëllim vaksinimin e një pjese të madhe të popullsisë, për të vijuar me planin për dozën e tretë dhe më pas dhe me vaksinimin e fëmijëve. Përgatitja jonë ka qenë në kohë rekord pasi duke kujtuar botën në ato momente.

Muaji tetor do të jetë një muaj i hapur vaksinimi si shtatori dhe gushti, ne do të vijojmë që ta kemi dhe këtë muaj të hapur vaksinimi. Pandemia na mësoi shumë dhe ajo që është kryesorja është se shëndeti mendor është fokusi tjetër i ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo që na tregoi pandemia dhe efektet që ai ka lënë, jemi duke shqyrtuar inpaktet indirekte që janë jo vetëm në funksion të shërbimeve të shëndetit mendor por dhe pasojat indirekte që inpakti i epidemisë ka sjellë dhe pritet që të sjellë në sëmundjet jo infektive”, ka thënë Manastirliu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme