Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.
Manastirliu deklaroi se ditën e hënë do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç ndërsa theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.
“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore.
Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?