Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë me fillimin e vitit të ri shkollor ka bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore, ku si asnjëherë më parë në këtë vit të ri shkollor çelën dyert 25 shkolla të reja.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’, tha se në ditën e parë të vitit shkollor, janë hapur 25 shkolla të reja.
“Investime si asnjëherë më parë në arsim ku javën e parë të vitit të ri shkollor hapën dyert 25 shkolla të reja.
Shkollat e reja kanë të gjitha kushtet për mësimdhënie me klasa moderne , laboratorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, deri te hapësirat e gjelbra, që u ofrojnë nxënësve tanë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë digjitale dhe për të eksploruar pasionet e tyre për sportin dhe natyrën.”, shkruan Manastirliu.
Këto shkolla të reja janë të pajisura me klasat më të fundit, laboratorë shkencorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, duke siguruar një mjedis të përshtatshëm për edukim. Këto investime synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e mundësive për një edukim gjithëpërfshirës, duke përgatitur brezin e ri për sfidat e së ardhmes./atsh/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...