Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur presidentit Ilir Meta. Më herët, kreu i shtetit shprehu shqetësimin për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri, i cili sipas raportit të OBSH-së, është prej më të pakteve në gjithë botën.
Por, Manastirliu në një reagim në rrjetet sociale i drejtohet Metës duke i thënë se të dhënat e OBSH janë servirur si si aktuale.
Sipas ministres të dhënat e komentuara edhe nga Meta i referohen vitit 2016.
“Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të Shëndetësisë: Bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj”, shprehet Manastirliu mes të tjerash.
Deklarata e plotë:
Disa të dhëna të OBSH-së, fatkeqësisht të servirura gabimisht si aktuale edhe nga vetë kreu i shtetit mbi numrin e mjekëve për banorë në Shqipëri, kanë shërbyer sot si arsye për sulmin e radhës ndaj qeverisë.
Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të Shëndetësisë: Bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj. Kështu kishte vendosur koalicioni qeverisës i periudhës 2009-2013, dhe për 4 vjet me radhë, Shqipëria nuk nxorri dot asnjë mjek specializant.
Falë zhbllokimit të menjëhershëm që iu bë specializimeve me ardhjen në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistem, të cilët falë kontratave që kanë me MSHMS ofrojnë shërbim atje ku janë nevojat e vendit.
Kur detyrohemi të bëjmë krahasimin mes rrënimit të 7 vjetëve më parë në Shëndetësi, nuk flasim vetëm për mungesën e ilaçeve bazë dhe serumeve, as thjesht për spitalet e katandisura në tregje mallrash dhe të gjësë së gjallë, ku kafshët shiteshin, shëtisnin e kullosnin nëpër mjediset e spitaleve, ndërsa njerëzit trajtoheshin rëndom si kafshë që s’meritonin as batanije apo çarçafë.
Jo, e kemi fjalën para së gjithash, për shkeljen e bluzave të bardha, me trajtimin poshtërues dhe shpërblimin qesharak, që u bëhej pikërisht prej atyre që ishin në qeverinë e bllokimit të specializimeve dhe që sot flasin sikur kanë zbritur nga Hëna me krahë engjëjsh.
Qeveria e Partisë Socialiste e ka vendosur me vepra e me fakte – jo me llafe – mjekun në qendër të politikave të saj për Shëndetësinë.
Për këtë arsye sot, mjekë dhe infermierë, bëhesh jo prej tarafit, shokut, mikut, partisë, por prej meritës dhe vetëm meritës. Vetëm në dy vitet e fundit në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë.
Për këtë arsye, përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %.
Për këtë arsye kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milion lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të luftës me Covid19.
Për këtë arsye kemi investuar në infrastrukturë, për të bërë që mjekët tanë të punojnë, siç thonë vetë ata, “në kushte që dikur as nuk i kishin ëndërruar dot më, pas zhgënjimeve me dekada”.
Nuk ndalojmë askënd që të vazhdojë të bëjë – siç ka bërë gjithmonë – politikë me sëmundjen, me spitalin, me mjekun, me infermierin, me ilaçin, me pandeminë.
Por, në anën tjetër, askush nuk mund të na pengojë që t’u vëmë përpara fytyrës, pasqyrën ku shihet qartë ndryshimi rrënjësor që ka pësuar sektori i Shëndetësisë, që nga koha kur kemi nisur rrugën e rilindjes së Shëndetësisë. Me punë dhe pa fjalë!
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...