Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke iu përgjigjur akuzave të PD-së për testimet, u shpreh se numri është rritur 4 herë krahasuar me qershorin dhe do të vijojë që të rritet sepse është një kërkesë e situatës, por “topin” ia kaloi Komitetit të Ekspertëve.
Gjatë intervistës në Radarin Informativ në “ABC”, ministrja u ndal edhe te testet e shpejta, që pritet që të fillojë të përdoren edhe në Shqipëri. Por si gjendet Shqipëria në rajon në krahasim me shtetet e tjera për numrin e infektimeve dhe fataliteteve?
Ogerta Manastirliu u përgjigj duke thënë se bilanci bëhet në fund të luftës.
Pjesë nga intervista e Ogerta Manastirliut.
Si është situata me testimet, ju thoni se i keni rritur, por eksponentë të politikës vijojnë që të kërkojnë që të shtohet numri, e keni menduar ta shtoni numrin?
E para më lejoni të huazoj fjalët e drejtorit për Europën të OBSH-së, i cili gjatë konferencës pak ditë më parë, tha se testimi nuk është qëllim në vetvete, pa gjurmimin dhe izolimin nuk kufizon përhapjen. Pa dyshim që testimet janë shumë të rëndësishme.
Prej qershorit dhe deri në sot ka një rritje me disa herë, 4 herë është numri i testimeve të rritura dhe do të vijojmë që të rrisim testimet sepse është një kërkesë e situatës dhe është komiteti që ka vlerësuar strategjinë e testimit. Jo vetëm që kemi rritur testimet, por po krijojmë mundësi të tjera për testin e shpejtë.
Do ta përdorë kushdo?
Ka një udhëzues edhe për testin e shpejtë, si do të bëhet.
Ju thoni se ne kemi më pak vdekje në rajon…
E thonë statistikat. Bilancet bëhen në fund të luftës, jo në mes të luftës dhe për ne aktualisht, cdo fatalitet është humbje e madhe.
I keni llogaritur vdekjet nga covidi-i që nuk kanë vdekur në spital, a i kemi shifrat reale?
Patjetër që i kemi. Shifrat që raportohen në mënyrë transparente që ditën e parë nga kjo epidemi, që në 9 mars dhe deri më sot janë shifrat që raportohen nga ISHP, nga spitalet tona dhe vijnë dhe raportohen cdo ditë për publikun. Si gjendemi në raport me vendet e tjera.
Ata që humbasin jetën në shtëpi, ku i llogarisni?
Analiza bëhet në fund të luftës dhe jo në fillim. Nëse krahasohemi me rajonin jemi në raporte shumë më të ulëta, ashtu si edhe për numrat e të infektuarve.
Edhe një pyetje për vaksinën, kryeministri deklaroi se u pagua kapari, ku është paguar dhe sa është, si është kjo historia dhe kur do të jetë gati?
Qeveria ka marrë një angazhim për të financuar, duke bërë parapagimin prej 3.9 mln dollarë për të pasur mundësi të aksesojë vaksinën e sigurt dhe efektive. Tani kemi disa lajme të mira që vaksina është 95% efektive, patjetër edhe Shqipëria, që është përfshirë në këtë aleancë të COVAX. 3.9 mln dollarë është depozituar, çmimi ende nuk dihet. Vaksina do të jetë falas sipas grupeve të riskuara, janë punonjësit e shëndetësisë, të sëmurët kronikë.
Sa do të shkojë vlera për vaksinën deri në fund?
Nuk kemi një vlerë fikse, por nga parashikimet, vlera për 20% të popullatës shkon 12 mln dollarë, por ne presim çmimet për ta aksesuar në momentin që do të ketë e disponueshme.
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024