Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se në këtë mbledhje janë miratuar tre vendime të rëndësishme në lidhje me shëndetin e qytetarëve.
Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se deri në fund të vitit në vendin tonë do të vijnë edhe 500 mijë doza të tjera vaksine.
Ndër të tjera ajo ka deklaruar se falë një takimi mes kryeministrit me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, janë siguruar vaksinat dhe për 2022.
“Vendim i për kryerjen e pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë deri në dhjetor, që do i shtohen programit të vaksinimit, përmes këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 milionë dollarë për të gjithë këto doza që do të plotësojnë nevojat.
Ne kemi garantuar deri më tani sigurimin për plotësimin e nevojave përmes një portofoli të diversifikuar dhe deri më tani kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksine dhe 1.7 milionë janë kryer. Qeveria nuk po ndalet për vijimin e dazave të tjera ndërkohë që ne po vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksinale, për të treguar se i gjithë sistemi mjekësor është angazhuar në lidhje me përmbushjen e vaksinimit.
Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me drejtorin ekzekutiv të PFizer është bërë i mundur sigurimi i dozave të vaksinave edhe për vitin 2021”, ka thënë Manastilriu.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton