Google ADS

Manastirliu: Ata që janë mbi 57 vjeç të paraqiten në sheshin ‘Skëndërbej’ të bëjnë vaksinën

15:42 | 19 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto të ekipit të vaksinatorëve në sheshin ‘Skënderbej’.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që janë mbi 57 vjeç ose i përkasin grupeve të riskut të paraqitën për t’u vaksinuar kundër COVID, transmeton arbresh.info

Postimi i saj i plotë:

‘Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik’- njofton Manastirliu.

Të ngjashme