Google ADS

Manastirliu: Asnjë mjek dhe infermier i shtruar në spital me COVID-19

13:19 | 21 Prill 2020
A. B.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pohoi se këtë të martë nuk ka asnjë mjek dhe infermier që po trajtohet në spital për koronavirus dhe se 70% e të prekurve mes bluzave të bardha janë plotësisht të shëruar.

Deri tani janë gjithsej 345 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

“Edhe 1 personel shëndetësor i shëruar në Tiranë, mes 18 të shëruarve në 24 orët e fundit! Janë 41 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19. Por #LajmiMëIMirë është se SOT, nuk kemi asnjë mjek dhe infermier që po #trajtohet në spital për #COVID19 dhe 70% e të prekurve ndërmjet bluzave të bardha janë plotësisht të shëruar!”

Të ngjashme