Emisioni BOOM në Rtv Ora News ka trajtuar çështjen e derdhjes masive të naftës nga puset e naftës në fshatin Visokë në Bashkinë e Mallakastrës.
Fshati është thuajse i mbuluar nga nafta dhe gazi që rrjedhin pa pushim nga puset e hapura dhe jashtë çdo kontrolli. Megjithëse ka një kompani private që merret me shfrytëzimin e puseve dhe kujdesin ndaj puseve që kanë dalë jashtë funksionit, prej 25 vjetësh situata është e nderë.
Rreth 1200 banorë të fshatit jetojnë çdo ditë nën ajrin e ndotur, ndërsa problemet shëndetësore të tyre janë të vazhdueshme, veçanërisht sëmundjet e gjakut.
Përveç ndotjes masive të ajrit dhe tokës bujqësore, banorët nuk kanë ujë prej më se 25 vitesh.
Ata detyrohen të shkojnë më shumë se një orë larg për të marrë ujë të pijshëm, ndërsa uji i puseve nuk mund të përdoret as për të larë rrobat për shkak të ndotjes. Por, përveç gjithë këtyre problemeve, fshati nuk ka as mjek.
Banorëve ju duhet të udhëtojnë rreth 7 km për të shkuar tek mjeku më i afërt që është në Ballsh. Infermierja e vetme në fshat tregon edhe për sëmundjet më të shpeshta që prej njerëzit që jetojnë aty. Banorët rrëfejnë dramën e tyre të përditshme para kamerave të emisionit BOOM.
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren