Vetëm pak kilometra larg vijës bregdetare shqiptare, plazhet në Malin e Zi ofrojnë një tjetër realitet për sigurinë e pushuesve.
Perimetri që ndan zonën e notimit nga ajo e mjeteve lundruese është e vijëzuar qartë përmes bovave.
Pushuesit mund të notojnë qetësisht, teksa mjetet lundruese ndalohen rreptësisht t’i afrohen bregut.
Përjashtim bëjnë gomonet e vogla që sjellin turistë, të cilat në çdo rast duhet të fikin motorrin sapo i afrohen perimetrit, dhe më tej të vozisin me lopata.
Çdo mjet tjeter qëndron i ankoruar jashtë këtij perimetri.
Jet-skite dhe mjetet e tjera motorike mund të lundrojnë vetëm larg zonës së pushuesve, me hyrje – dalje ne korridore te percaktuara.
Jane plazhe vetem pak kilometër larg brigjeve tona, por që kanë shumë për të na treguar se si duhen menaxhuar ato, për të ofruar një turizëm të sigurtë e për të mos patur më tragjedi në det, si ajo e Potamit./Tv Klan/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...