Google ADS

Mali i Çikës në flakë prej 5 ditësh, avionët nga Greqia nuk arritën të shuanin zjarrin

08:37 | 15 Korrik 2022
E.H

Vazhdon zjarri në malin e Çikës në ditën e pestë.

Të dy avionët e ardhur nga Selaniku nuk arritën dot që të shuanin zjarrin ditën e djeshme.

Mësohet se avionët kanë arritur të fikin vetëm një pjesë, ndërkohë që sipas informacioneve sot do të rikthehen sërish për të vijuar me shuarjen e zjarrit në një zonë e cila është thuajse greminë dhe nuk ka mundësi të ndërhyhet nga toka, transmeton abcnews.al.

Deri tani në malin e Çikës janë djegur rreth 70 hektarë nga zjarri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme