Google ADS

Malaj merr pjesë në inaugurimin e rrugës që lidh fshatrat ndërkufitar në Has

11:00 | 13 Gusht 2024
A B

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës që lidh Dobrunën me Godenin, Krumën me Gjakovën në Has.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori ka thënë se kjo rrugë lehtëson lëvizjen e qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Një rrugë jetike që lehtëson lëvizjen e qytetarëve mes Shqipërisë e Kosovës e sidomos të banorëve të zonës. Kjo rrugë është një hap i mëtejshëm në zbatim të marrëveshjeve mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e rrugëve mes fshatrave ndërkufitarë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera theksuan se kjo rrugë ndihmon në përmirësimin e fshatrave ndërkufitar./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme