Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës, ku një fëmijë 10 vjeçar është shtypur nga një makinë në afërsi të lagjes nr.17 të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, pasi fëmija ka qenë duke luajtur në lulishte dhe më pas ka dalë në duke i prerë rrugën makinës.
Policia njofton se 10 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.
“Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...