Google ADS

Makina përplas dy këmbësorë në “Lungomare”, dërgohen në spital

23:54 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen ”Uji ftohtë”, në aksin rrugor të “Lungomares”, në Vlorë.

Sipas policisë, shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit G.B., 50 vjeç dhe R.B., 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme