Google ADS

Makina përplas biçikletën, humb jetën 32-vjeçari në Shijak

21:15 | 8 Mars 2023
E.H

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Rreth të Shijakut në Shqipëri, ku një makinë ka përplasur një biçikletë.

Për pasojë, ka humbur jetën biçiklisti 32-vjeçar me iniciale H.H.

Shoferi i makinës u largua nga vendngjarja, por policia e identifikoi dhe e ndaloi më vonë. Ai është 31-vjeçari me iniciale N.D.

Ky i fundit u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme