Google ADS

Makina merr flakë në aksin Tiranë-Elbasan

14:23 | 24 Tetor 2019
A. B.

Merr flakë në ecje një makinë në aksin Tiranë-Elbasan. Mjeti u përfshi nga flakët pak pas mesditës së sotme dhe raportohet se është djegur pothuajse i gjithi. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit dhe ka shkaktuar panik.

Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm nga flakët, u bllokua për pak minuta qarkullimi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përfshirjes së automjetit nga flakët ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit, raporton News24.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme