Google ADS

Makina godet dy qytetarë në protestën e Astirit

19:12 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Një incident i rëndë ka ndodhur në protestën e kësaj të shtunë të banorëve të Astirit, të cilët protestojnë prej 4 muajsh kundër projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar ka shtypur me makinë dy qytetarë dhe menjëherë është larguar. Qytetarët e plagosur janë transportuar në spital, ndërsa protestuesit kanë akuzuar qeverinë se ka qenë një provokim i rëndë i bërë me qëllim.

Policia ka arritur ta interceptojë personin që kreu aksidentin dhe e ka prangosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme