Dy të rinj humbën jetën në rezervuarin Çekrezës në Tiranë, ditën e sotme.
Makina me të cilën ata po lëviznin përfundoi në rezervuar.
Policia bën me dije se polumbarët e RENEA-s nxorën trupat e Erion Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Sakaq, grupi htimor po vijon punën për zbardhjen e plotë.
“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al
Operacioni “007”, policia sekuestron 10 kg kokainë në vlerë ...
Policia: Bëni kujdes, ngasja në mjegull është e rrezikshme
Hovenier: Vizita e O’Brien për ta avancuar Kosovën në rrugën...
Ambasadori Hovenier: Biseda të rëndësishme në takimet e O’Br...
“Komunikata e 59’të”, Fadil Geci për Ramë Bujën: Më tha kam ...
Avokati i Thaçit- Gecit: Po i shmangesh pyetjes dhe po i bën...