Google ADS

Makina e së vërtetës, ambasadorja amerikane: Një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin

14:22 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në përurimin e njësisë së poligrafit në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave tha se “Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë”.

“Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK që kërkon punonjësit e BKH t’i nënshtrohet ekzaminimit me poligraf përpara punësimit. Këta ekzaminues dhe pajijsja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor.

Njësia e poligrafit brenda SHCB, kjo njësi do nisë të kryejë kontrollet e kandidatëve për drejtorë të BKH më vonë gjatë javës, një hap për ta vënë tërësisht në zbatim BKH.

SHBA do vazhdojë t’ju mbështesë në këtë detyrë e funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm.

Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës në drejtësi, SHBA qëndrojnë vendosmërisht ne krahe te qeverise shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale.

Sot jemi këtu 5 persona, s’është numer i madh është thjesht një pikë uji por i hedh sytë te busti i Skënderbeut, na e tregon këtë një legjendë, pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Keshtuqë dua t’ju them të diplomuarve sot unë besoj tek ju dhe popullit shqiptar i them që unë besoj tek ju”, tha ambasadorja./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme