Kanë mbetur vetëm pak ditë nga marrja e përgjigjes përfundimtare nga BE, nëse do të hapen apo jo negociatat me vendin tonë.
Ndërkohë ish deputetja demokrate dhe sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal përmes një postimi në facebook, ka treguar 6 arsyet se pse sipas saj duhet të happen negociatat për Shqipërinë.
Postimi i plotë
E para: Celja e negociatave te aneteresimit me Shqiperine e Maqedonine eshte jetike per te mbajtur gjalle orientimin pro europian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Cdo mjegull ndaj kesaj qasje vetem na ben me vulnerabel ndaj tentakulave te bashkepunimit politik dhe ekonomik me palet e treta te interesuara per rajonin. Eshte e papranueshme qe ky rajon te mbetet peng i politikave qe e justifikojne pazhvillimin vetem me historine tone te pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato te vetvrasjeve politike.
E dyta:Ballkani Perendimor nuk ecen perpara dot pa prezence, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptaret kudo qofshin, nuk kane hajer nese harrohen apo nuk llogariten ne harten e kontinentit Europian! Dhe kjo eshte me rrezik per kombin, jo per politikanet! Kjo ka qene edhe fryma e thirrjeve qe ka bere sot,Komisioneri Hahn dhe Eurodeputet vendeve anetare.
E treta: Driteshkurtesia per ta pare vendimin e kesaj jave si sherbim per Edi Ramen apo denim per Lulzim Bashen,ose anasjelltas, eshte si t’ju thuash shqiptareve se Europa qe keni 30 vjet qe e kerkoni, shqetesohet vetem se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjerit prej ketyre cunave!
E katerta: Europa, prezente dhe jo e munguar, eshte e vetmja shprese per te ushtruar presion ndaj qeverise.
Ne rastin tone eshte jetike. Shqiperia sot nuk ka opozite! Madje po e riperseris pa u shqetesuar ju pelqen apo jo te punesuarve llapaqene te Bashes: ne gjendjen qe eshte sot opozita, ka vrare shpresen se pas nje qeverie te keqe, opozita e tij mund te ndertoje nje qeveri te mire!
Nuk ka rol opozita ne plotesimin e detyrimeve, por ka pergjegjesine te mos behet e pabesueshme.
Kushdo eshte i lire te mos bjere dakord me kete. Por jane me te shumte ata qe e pranojne edhe kur nuk kane guxim ta thone publikisht!
E pesta: Shqiperia nuk ka institucione te forta. Nuk ka ende drejtesi funksionale. Nuk shquhet per shoqeri civile te fuqishme. Nuk ka as media te pavarur, por ka gazetare qe ju neperkembet pavaresia. Celja e negociatave eshte garanci dhe per pushtetet e pavarura per te mos u ndjere te kercenuar nga pesha e pushtetit.
E gjashta: kjo eshte ceshtje nevoje kombetare dhe vendimarrje Europiane.Jo gjithmone jane e njejta gje! Jo te gjithe e kuptojne se ngurtesia nuk e shpeton as e ben me te arrire Europen!
Ben me te pamundur menaxhimin e situatave qe dalin jashte kontrollit.
Paska patur te drejte Orëell kur thoshte:
“Eshte lufte e vazhdueshme per te pare se cfare ke para hundes tende”./sot news
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...