Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çdo ide që fuqizon bashkëpunimin rajonal, duhet mirëpritur. Komentet zonja Bregu i bëri në përgjigje të pyetjes mbi qëndrimin e organizmit që ajo drejton, rreth nismës së ashtuquajtur Ballkani i Hapur.
“Ne na takon të mbajmë një mundësi hapur për të mirëpritur dhe konsideruar ide të cilat janë prezente në rajon. Kjo nuk do të thotë që rajoni bëhet më i mirë dhe më konkurrues e arrin të tërheqë më shumë investime të huaja duke qenë vetëm tre vende. Është gjithmonë më mirë të jenë 6 vende. Synimi final, pavarësisht shpejtësisë dhe korsisë që zgjedhin vendet për të ecur, është që 6 ekonomitë e rajonit të jenë bashkë nën një ombrellë, që quhet tregu i përbashkët rajonal“, tha zonja Bregu.
Ballkani i Hapur, një iniciativë e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe presidentit të Serbisë, nuk ka gjetur mbështetjen e Kosovës, Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi. Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo iniciatiavë ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, Ballkan i hapur për autokracinë, korrupsionin, e kriminelët e luftës që vazhdojnë siç ka thënë ai, të jenë jo vetëm të lirë në Serbi, por disa edhe në pushtet.
Zonja Bregu flet dhe rreth shqetësimeve të theksuara edhe së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, për një zvarritje të procesit të integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit. Analistët thonë se vonesat mund të shtojnë hapësirat për një rritje të ndikimit të Kinës dhe Rusisë, duke i vënë ato në konkurrencë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin./ VOA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...