Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas emërimit të saj nga ministrat e jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
Sekretarja Bregu do të vijojë punën me të gjithë aktorët për avancimin e klimës politike të dialogut, pajtimit, tolerancës dhe hapjes ndaj bashkëpunimit, si parakushte kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Europës Jug-Lindore dhe qytetarëve të saj.
Majlinda Bregu zëvendëson në këtë pozicion Goran Svilanoviqin, i cili e mbajti këtë detyrë për dy mandate të njëpasnjëshme nga viti 2013 deri në vitin 2018.
“Jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politik të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, duke përfshirë median, shoqërinë civile, së bashku do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mençura, që nxisin e mbështesin dialogun me të gjitha grupet në shoqëri”, ka thënë sekretarja Bergu.
Ajo është shprehur e bindur se ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimeve të këtyre vendeve.
“Për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR (RCC), po aq sa është një sfidë të cilën bashkë më stafin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, shpresoj ta përballoj faqebardhë”, tha ish-ministra e Integrimit Evropina të Shqipërisë, Majlinda Bregu.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...